Home Euro 2020 Holanda shkat...

Holanda shkatërron Maqedoninë e Veriut, Wijnaldum shkëlqen me dopietë (VIDEO)

5
0

Holanda e mbyll me pikë të plota 9 fazën e grupeve në Kampionatin Evropian. Tulipanët fituan 1-0 sfidën ndaj Maqedonisë së Veriut, në duelin e vlefshëm për Grupin C. Dueli në fakt nisi më mirë për ekipin maqedonas që do të gjente golin e avantazhit që në minutën e 10-të me Trickovskin, por që do të anulohej për shkak të një pozicioni jashtë loje milimetrik. Holanda me kalimin e minutave shton ritmin dhe presionin teksa do të gjente edhe golin e avantazhit në minutën e 24-t. Pas një kundërsulmi perfekt të Malen, në fund do të ishte Memphis Depay, që do ta dërgonte topin në rrjetë pas një goditje të lehtë.

Skuadra e De Boer mund të dyfishonte sfidën 6 minuta më pas me Dumfries, por portieri Dimitrevski e ndali me një pritje shumë të bukur. Në 45 minutat e para rezultati nuk do të ndryshonte, me Maqedoninë që kishte pak forca për të sulmuar. De Ligt i afrohet golit me një goditje me kokë, por fati nuk ishte në anën e tij. Georginio Wijnaldum duket se është kthyer në golashënues te Holanda. Mesfushori realizoi dy gola në harkun e 7 minutave. Në minutën e 51-të, Depay përfiton nga një gabim i mbrojtës kundërshtare për të shërbyer në zonë për Wijnaldum, i cili me një qetësi vrastare e dërgon “sferën” në rrjetë.

Futbollisti më i ri i PSG nuk u ndal me kaq, teksa në minutën e 58-të, realizoi edhe golin e tretë duke i çuar shifrat në 3-0 për Holandën. Ai ju bashkua Ronaldos dhe Schick me 3 gola deri më tani në këtë turne. Maqedonia e Veriut kishte në fushë 4 shqiptarë që nga minuta e parë. Musliu dhe Aliovski në mbrojtje dhe Ademi dhe Bardhi në mesfushë, por që asnjëri prej tyre nuk la gjurmë. 20 minuta nga fundi Pandev u largua mes duartrokitjesh në ndeshjen e fundit me Kombëtaren, teksa vendin e tij e zuri Ferhan Hasani. Në minutat e fundit Holanda administroi rezultatin, pa u sforcuar së tepërmi. /Rozalb Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit