Humb jetën në një aksident të rëndë në Amerikë ish-drejtori i Sigurimeve Shoqërore të Lezhës

Petrit Marku, ish-drejtori i Sigurimeve Shoqërore dhe Filialit të Postës në Lezhë ka humbur jetën në një aksident me makinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur këtë të diel në autostradën “Interstate 91” në Middletown, New York.

51-vjeçari humbi kontrollin e makinës që drejtonte tip “Ford F-350” duke u përplasur me një mjet tjetër tip “Volvo TK”.

Pavarësisht se u dërgua në spital, Petrit Marku nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe gjeti vdekjen.

'It’s a crisis' | Several pedestrians hit and killed within a week

 

SHKARKO APP