Humbja ndaj Chelsea-t, Giroud: Do e kompensojmë kundër Juventusit!

Oliver Giroud është më i karikuar se kurrë për ndeshjen e Championsit kundër Juventusit. Humbja ndaj Chelsea-t ishte e rëndë, por tashmë ai është gati që ta kompensojë.

Në një postim në rrjetet sociale, francezi u mundua të karikojë tifozerinë e “Djallit” për ndeshjen kundër Juventusit të shtunën.

“Na vjen shumë keq, por e mbajmë kokën lart me një dëshirë të madhe për ta kompensuar atë në ndeshjen kundër Juves … Faleminderit për mbështetjen tuaj”, deklaroi Giroud.

SHKARKO APP