Humbja ndaj Evertonit, Klopp: U kërkoj falje tifozëve

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka kërkuar falje pas humbjes ndaj Evertonit dje në mbrëmje. “The Reds” u mposhten me rezultatin 2-0 në transfertë të rivali i urryer lokal, Evertoni, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të.

Kjo humbje ka zbehur shumë gjasat e Liverpoolit për titull, pasi kanë mbetur vetëm edhe katër ndeshje deri në mbylljen e sezonit.

Liverpool është i dyti në tabelë, tre pikë pas Arsenalit që ka një golavarazh superior, ndërsa Manchester City është një pikë prapa “The Reds”, por ka dy ndeshje më pak.

“Arsenali dhe Manchester City duhet të kenë një moment shumë të keq. Nuk e di. Për sot mund t’i kërkoj falje njerëzve. Duhet të kishim bërë më mirë, por nuk e bëmë”, ka thënë Klopp për “Sky Sports”.

 

 

SHKARKO APP