Home Sporti Humbja në der...

Humbja në derbi lë pasoja te Milani, 3 mungesa të rëndësishme ndaj Juventusit

19
0

Humbja në derbi ishte padyshim mjaft e rëndë për Milanin e Stefano Piolit, që pa zikaltrit e Interit të festonin para tifozerisë kuqezi triumfin edhe zyrtarisht në Serinë A për herë të 20 në histori.

Kuqezinjtë pasojat e derbit do t’i vuajnë jo pak edhe fundjavën e ardhshme, kur të përballen me Juventusin në “Allianz Stadium”. Fikayo Tomori u ndëshkua me karton të verdhë dhe plotësoi numrin, ndaj nuk do të udhëtojë me skuadrën drejt Torinos.

Fatin e tij do të kenë edhe Theo Hernandez e Davide Calabria, të cilët u ndëshkuan me karton të kuq në minutat e fundit, pas tensioneve në fushë, pikërisht në prag të nisjes së festës zikaltër.

Në këto kushte Stefano Piolit do t’i duhet të arnojë prapavijën për ndeshjen ndaj Juventusit, pasi nuk do të ketë në dispozicion plot tre nga titullarët e mbrojtjes, mungesa e të cilëve pritet të ndihet jo pak në fushën e blertë.

Sfida Juventus-Milan do të jetë mjaft e rëndësishme në garën për vendin e dytë të Serisë A.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit