Hyri në fushë për të bërë “selfie” me Casemiron, arrestohet tifozi

Një tifoz i cili u fut në fushë gjatë ndeshjes së Premier League mes Manchester United dhe Crystal Palace për të bërë një fotografi me mesfushorin Casemiro, është arrestuar.

Tifozi u fut në fushë dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë në “Selhurst Park”, teksa United po udhëhiqte 1-0. Ai vrapoi qetësisht drejt brazilianit dhe nxori celularin për të bërë një “selfie”.

Më pas tifozi u largua nga fusha ndërsa Crystal Palace, përmes një njoftimi për mediat, konfirmoi se ai ishte arrestuar nga policia.

 

SHKARKO APP