Home POLITIKE I ngarkuari m...

I ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA nxit drejtësinë: Është koha të ndërmerrni hapa më të ndërlikuar

44
0

I ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, David Uisner ka inkurarjuar përfaqësuesit e drejtësisë të re që të ndërmarrin hapa të rëndësishëm.

“Kur flasim për çështje gjyqësore të prapambetura tingëllon si një problem teknik. Ne të gjithë kemi parë imazhin e dosjeve të çështjeve të grumbulluara pirg në sallat e gjyqeve, por numri i çështjeve gjyqësore të prapambetura është vonesë e drejtësisë për qytetarët e zakonshëm.

Sekretari i Shtetit tha se reforma në drejtësi nuk është e lehtë, por nëse do të jetë e suksesshme, ju do t’i mundësoni sistemit të drejtësisë që të japë drejtësi të vërtetë. Zgjedhjet tuaja e vendosin sistemin e drejtësisë në themele të forta dhe do të gjenerojë një të ardhme në drejtësinë që plotëson nevojat e gjithë shqiptarëve.

Është për t’u theksuar që disa prej hapave që keni ndërmarrë për të përmirësuar situatën kanë qenë të dhimbshme, sepse Vettingu shkaktoi ndërprerje të punës por ishte i domosdoshëm. Tani është koha për hapa të ndërlikuar që janë po aq të rëndësishëm. Ju nxis të rrokni hapet e vështirë që trajtojnë sfidat e tjera.

SHBA do t’ju ndihmojë për të krijuar reforma të suksesshme për t’i harmonizuar me Kushtetutën. Ne vazhdojmë të nxisim më shumë bashkëpunim ndërmjet gjithë grupeve të interesit që është kritik.

Vazhdoni të punoni për të gjetur zgjidhje, jam besimplotë që do punoni për një të ardhme më të mirë”, ka thënë ndër të tjera Wisner në një aktivitet me temë “Strategjia e çështjeve të prapambetura në gjykata”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit