I prangosur, por 21-vjeçari arratiset nga Gjykata e Korçës

Sot ishte seanca për Kristjan Medollin, por 21-vjeç është arratisur nga Gjykata e Korçës. Ai akuzohej për vjedhje.

Për të janë ngritur postblloqe nga policia për kapjen e tij. I riu ka dalë fillimisht nga salla e më pas nga garazhdi i Gjykatës.

Ai akuzohet për vjedhje pasi ka vjedhur në banesën në pronësi të shtetasit V.H, 44 vjeç, banues në fshatin Mazrek, Korçë, një motor frigoriferi dhe një biçikletë, të cilat iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

SHKARKO APP