Ikën nga seanca parlamentare, Rushaj: PS kërkon të zvogëlojë rolin e PD në Kuvend

Pasi u larguan nga salla e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar i PD-së, Afred Rushaj, në një prononcim për gazetarët nga selia blu, tha se PS-ja kërkon që zvogëlojë rolin e PD-së në Komisionet Parlamentare.

”Sot duhet të ishte një seance rutine normale e Kuvendit, ku secila prej forcave politike duhet të zinte vendin e vet në Komisionet Parlamentare, për të bërë detyrën e tyre në këtë Kuvend. Për fat të keq që në seancën e parë me të dyja këmbët u shkel rregullorja dhe u shkel për të zvogëluar hapësirën e përfaqësimit të opozitës në Parlament.

Kjo është e papranueshme, është diçka që nuk duhet ta bëjë askush. Prandaj i bëjmë thirrje kryetares së Kuvendit dhe Grupit Parlamentar të PS që të zbatojnë rregulloren.

Nuk do ta bëjnë që të zvogëlojnë zërin e opozitës në Komisionet Parlamentare. Detyra jonë është që ne të marrin pjesë atje, të ngremë zërin e qytetarëve dhe të bëjmë opozitë. Ajo çfarë jam unë këtu të them është që nuk do ta lejojmë PS-në që në mënyrë të hapur të shkelë rregulloren”.

Po për Berishën çfarë keni për të thënë, është vetëdeklaruar anëtar i grupit parlamentar të PD-së? ”Do ndjekim çdo rregullore. Ajo që dua të them është se PS nuk mundet dhe nuk do ta lejojmë të shkelë rregulloren”.

SHKARKO APP