Ilir Meta në Kukës: 14 Maji, dita e ndryshimit të madh për të gjithë Shqipërinë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar 14 Majin si ditën e ndryshimit të madh për Kukësin dhe gjithë Shqipërinë.

Teksa ka ndarë momente nga takimi me strukturat e PL-së, në Kukës Meta shkruan se në këtë ditë do të rivendoset llogaridhënia dhe bashkitë do të kthehen në shërbim të qytetarëve.

“14 Maji do të jetë dita e Ndryshimit të Madh për Kukësin dhe të gjithë Shqipërinë, që do të rivendosë llogaridhënien, do rikthejë Bashkitë në shërbim të qytetarëve dhe shpresën e të rinjve për të realizuar ëndrrat në Atdheun e tyre”, shkruan Meta.

SHKARKO APP