Home Euro 2020 Immobile: Do ...

Immobile: Do të hiqja dorë nga golat e mi për të fituar Evropianin!

15
0

Ciro Immobile është gati për të sfiduar Belgjikën në “Euro 2020”. Sulmuesi i Italisë është gati që të heqë dorë nga golat e shënuar vetëm që Italia e tij të mund Belgjikën dhe pse jo të fitojë Evropianin.

“Asnjëherë më parë nuk kam ndjerë kaq shumë besim. Patëm një provë shumë të mirë kundër Austrisë, mbase jo më e mira, por të paktën morëm rezultatin. Ekipi ka nevojë për mua dhe unë kam nevojë për ekipin, të gjithë po udhëtojmë në të njëjtin drejtim. Trajneri më kërkon një tjetër punë ndryshe nga Lazio, por kjo nuk shqetëson. Përkundrazi, unë përpiqem të jap gjithçka në stërvitje dhe ndeshje.

Kam shënuar 15 gola në ekipin kombëtar, ata janë pak, unë do të doja të shënoja më shumë, por një fitore mund të fshijë të kaluarën dhe historitë e treguara më parë. Unë po përpiqem të fshij të kaluarën me këtë kampionat evropian. Për mua është e rëndësishme, e tregova edhe ndaj Turqisë, jam i shqetësuar kur nuk ndihmoj ekipin.

Belgjika në krahasim me Evropianin e kaluar, kane ende 10 nga ata futbollistë. Personaliteti dhe përvoja e tyre është rritur. Teknikisht dhe taktikisht janë një skuadër më e fortë. Lukaku është shumë i fortë dhe i shpejt, herën e fundit që jam ndeshur ndaj tij na shënoi dy gola”, deklaroi Immobile. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit