Veliaj dhe Kushi inaugurojnë shkollën e re “Feti Fanaj” në Petrelë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi përuruan shkollën e parë nga 10 shkollat që do të hapen këtë vit në Tiranë. Bëhet fjalë për shkollën e re 9-vjeçare në Mangull të Petrelës, e cila do të mbajë emrin e “Feti Fanaj”, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës që humbi jetën nga Covid 19 një vit më parë.

Do të hapim 10 shkolla dhe 2 kopshte të reja. Në 101 vjet kryeqytet i Shqipërisë, nuk kemi pasur një vit ku mund të jenë hapur më shumë shkolla dhe kopshte se viti 2021. Kjo shkollë është e para nga një seri shkollash që do të hapen këtë vit. Është diçka fantastike, ndaj mezi pres që të gjithë bashkë të shijojmë të gjitha shkollat e reja dhe më në fund t’i themi lamtumirë mësimit me dy turne dhe kushteve të vështira që kemi pasur në arsimin shqiptar”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku sqaroi edhe domethënien e emrit të shkollës më të re në kryeqytet, e cila do të mirëpresë 240 nxënës. Ai shtoi se shërbimi dhe cilësia e punimeve janë njësoj si në shkollat në qendër të Tiranës, ashtu edhe në periferi të saj.

SHKARKO APP