Interesim i lart për derbin Tirana-Partizani, pritet të jetë stadiumi i mbushur

Interesim është  i lartë për derbin Tirana, partizani që do të luhet këtë të diel. Edhe dje shitja e biletave ka shkuar shumë mirë dhe pritet një stadium i mbushur. Kur duhen edhe tri ditë nga sfida e madhe te Tirana janë gati.

Përballja kryesore e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit do të rikthehet më 3 dhjetor, që do jetë dueli i dytë sezonal mes dy ekipeve.

Tirana është organizatore e kësaj sfide dhe si e tillë bardheblutë kanë nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e 3 dhjetorit që do të luhet në “Air Albania” në orën 19:00. Biletat kushtojnë nga 500 lekë më e lira deri në 5000 lekë më e shtrenjta.

 

SHKARKO APP