Interi bën gati ofertën për super anësorin e Atalantës

Me situatën e paqartë të Ivan Perisic për rinovimi e kontratës, Interi nuk kërkon të humbasë kohë për të gjetur pasuesin e tij. Skuadra zikaltër ka gati ofertën për anësorin Robin Gosens, i cili ka spikatur tek Atalanta dhe në dy sezonet e fundit ka shënuar 20 gola në Serie A.

Momentalisht gjermani është i dëmtuar, por tek Interi nuk e kanë problem këtë pjesë. Edhe pse në fakt nuk do të jetë aspak e thjeshtë për transferimin e Gosens.

Atalanta e vlerëson lojtarin e kombëtares gjermane 30 milionë euro dhe ka lënë të kuptohet që është e gatshme të negociojë me Interin. Gosens është kërkuar edhe nga Newcastle, por nuk e ka marrë në konsideratë interesimin e “Magpies”, pasi dëshiron transferimin në Milano.

SHKARKO APP