Interi dhe Lazio barazojnë në “San Siro”, zikaltrit nisin festën e titullit

Interi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e fundit në “San Siro”, ku do të marrë dhe titullin. Golin e miqve në këtë ndeshje e realizoi Kamada në minutën e 32-të, pas asitit të dhënë nga Rovella. Kundërpërgjigjja e zikaltërve erdhi vetëm në fundin e takimin, më saktësisht në minutën e 87-të me Dumfries.

Asnjë minutë në fushë për Kristjan Asllanin, që qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në stolin e rezervave, ndërsa nga ana tjetër trajneri Tudor e hodhi në lojë Elseid Hysajn në minutën e 66-të në vend të Luca Pellegrinit.

SHKARKO APP