Interi i bën ofertën e parë Dybala-s, pritet përgjigja e argjentinasit

Inter kërkon të përfitojë nga situata e Dybala-s. Argjentinasi u përshëndet me tifozerinë dhe ekipi e Juventusit dhe së shpejti do të jetë një lojtarë i lirë, ku transferimi i tij do të jetë me parametra zero.

Zikaltërit kanë kohë që e ndjekin, me Marottën që ka studiuar me kujdes çdo pistë. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se Interi tashmë ka paraqitur ofertën e parë për Dybala, një kontratë 4-vjeçare dhe një pagë prej 6 milionë euro në sezon.

Mbetet të shihet përgjigja e “La Joya”, i cili ka oferta edhe nga Atletico Madrid dhe Roma.

SHKARKO APP