Interi me Asllanin titullar mund me “poker” Leccen e Ramadanit

Interi vijon rrugëtimin perfekt, duke rrëmbyer fitoren e 10-të në 10 ndeshje në vitin 2024. Skuadra zikaltër fitoi me lehtësi 4-0 në transfertën ndaj Lecces.

Kristjan Asllani e nisi si titullar dhe bëri mirë në 55 minuta, duke dhuruar asistin e golit që zhbllokoi sfidën për Lautaro Martinez

Sulmuesi argjentinas shënoi të dytin në pjesën e dytë dhe kryeson renditjen e golashënuesve më të mirë të kampionatit me 22 gola. Suksesi me “poker” u kompletua nga golat e Davide Fratessit dhe Stefan De Vrij.

79 minuta luajti Ylber Ramadani për skuadrën vendase, ndërkohë që u zëvendësua me Medon Berishën.

SHKARKO APP