Interi merr hak ndaj Udineses dhe rimerr vendin e dytë (VIDEO)

Interi rikthehet te fitoret pas ndalesës ndaj Sampdorias, duke marrë një sukses 3-1 ndaj Udineses. Skuadra zikaltër do të kalonte në avantazh që në minutën e 20-të me Lukakun që ktheu në gol një penallti të fituar nga Dumfries.

Udinese ndërkohë ju kundërpërgjigj Interit në fundin e pjesës së parë duke shkuar në baraspeshë në dhomat e zhveshjes pas një super goli të Lovric. Në pjesën e dytë Mkhitaryan do të rikthente Interin në avantazh duke kompletuar një ndeshje shumë të mirë.

Më pas në fundin e kohës së rregullt, Lautaro Martinez vulosi shifrat dhe i dha qetësinë e nevojshme Inzaghit. Interi ruan vendin e dytë me 47 pikë, 3 më shumë se Milani. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP