Home Sporti Interi zhbllo...

Interi zhbllokon derbin me Milanin, Açerbi shënon me kokë në minutën e 18-të

53
0

Interi përballet me Milanin në Stadio Giuseppe Meazza (San Siro), në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me trajnerin Pioli dhe homologun Inzaghi që kanë shuar dilemat për titullarët.

18-Gol INTER! Açerbi shënon me kokë, nga një krosim i ardhur nga goditja e këndit për t’i dhënë avantazhin zikaltërve.

16-Skemë e Interit nga goditja e këndit. Dimarko kroson në zonë por portieri Menja del dhe kontrollon topin.

15-Kërcënimi i parë i kuqezinjve për këtë sfidë. Musah depërton bukur nga krahu i djathtë dhe dërgon topin në zonë që hiqet nga mbrojttja zikaltër por përfundon në këmbët e Teo Hernandez, ky i fundit godet tokazi por gjuajtja e francezit është e dobët.

12-Qarkullime të shumta të topit nga Interi në mesfushë.

9-Pak momente tensioni në fushë, me Adli dhe Martinez e Mkhitarjan që përplasen.

7-Bastoni harkon nga e majta për Darmian, i cili e ul sferën për Lautaro Martinez, por sulmuesi fluturon topin shumë lart mbi traversë.

4-Martinez nis Turam drejt zonës kuqezi, por mbrojtja e Milanit e ndal me forcë sulmuesin francez.

1-Nis dueli në “San Siro”.

FORMACIONET ZYRTARE

Milan (4-2-3-1): Menja; Kalabria, Gabia, Tomori, Hernandez; Adli, Reijnders; Musah, Loftus-Çik, Pulisiç; Leao.

Trajner: Stefano Pioli.

Inter (3-5-2): Zomer; Pavar, Açerbi, Bastoni; Darmian, Barela, Çalhanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Turam, Lautaro Martinez.

Trajner: Simone Inzagi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit