Inzaghi: Duam hakmarrje ndaj Udineses, na pret ndeshje e vështirë

Pas barazimit pa gola kundër Sampdorias në transfertë, Interi pret në shtëpi Udinesen në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Serie A. Në prag të kësaj ndeshje të rëndësishme për zikaltrit, ka dalë në konferencë për shtyp tekniku Simone Inzaghi.

“Do të jetë një përballje e vështirë kundër një kundërshtari me shumë vlera në fushën e lojës. Kemi një dëshirë për hakmarrje sepse në ndeshjen e parë ndaj tyre, u mposhtëm me shifrat 3-1. Duhet të mendojmë për të luajtur një lojë të shkëlqyer në mënyrë që të marrim tre pikët.

Në Xhenova fati nuk ishte me ne, duhej të ishim më të saktë para portës. Diçka e mirë në atë ndeshje ishte që e mbajtëm portën e paprekur, për këtë pati meritë e gjithë skuadra.

Barella-s nuk i intereson shumë kauza, ai ka një dëshirë të madhe për të fituar. Është normale që ai mund të nervozohet herë pas here, por ne e dimë se çfarë djali është ai. Kam besim të madh tek ai”, deklaroi Inzaghi.

SHKARKO APP