Home Sporti Inzaghi: Kund...

Inzaghi: Kundër Atalantës duhet uri dhe agresivitet!

50
0

Pas fitores kundër Fiorentinës me përmbysje, Interi duhet të masë forcat me një rival të vështirë si Atalanta. Simone Inzaghi kërkon një skuadër të gatshme për të dhënë maksimumin ndaj një ekipi me “uri” si Atalanta.

“Atalanta është një skuadër shumë e mirë. Nuk dhuron dhe të lë hapësira. Të martën ishte e rëndësishme që të fitonim, pas një gjysmë ore lojë me vuajtje. Fituam në një fushë të mirë, por nesër kemi një ndeshje impenjative. Uria dhe agresiviteti bëjnë diferencën në këto ndeshje.

Do të shoh gjendjen e futbollistëve dhe do të vendos për formacionin. Kam futbollistë që gjithmonë janë gati. Me 5 zëvendësime, ka hapësira për të gjithë për të dhënë kontributin e tyre. Kam gjetur një ekp të stërvitur shumë mirë dhe e gatshme për të luajtur.

Championsi? Nuk po mendojmë për Championsin, fillimisht kemi sfidën me Atalantën. Nëse luan çdo dy ditë është e vështirë që të bësh plane, por duhet të shohësh situatën aktuale. Aktualja për momentin për ne është Atalanta”, deklaroi Inzaghi. /R.Lika-Koha Jone/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit