Home Sporti Inzaghi: Në C...

Inzaghi: Në Champions vendosin episodet, ndaj Sassuolos për të marrë maksimumin!

36
0

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka dalë sot para mediave në prag të duelit kundër Sassuolos. Strategu ka analizuar edhe vështirësitë në Champions si dhe zërat për një largim të mundshëm të Handanovic.

“Është ndeshja e 7 në 20 ditë dhe do të ketë sforco fizike dhe mendore.  Ne po përballemi me një ekip të mirë, do të duhet Interi më i mirë për të marrë një rezultat pozitiv. Sot është dita e parë që do të kem ekipin e plotë dhe do të vlerësoj, do të flas me djemtë për të parë se si janë fizikisht.

Jam i qetë, por nuk jam personi më i mirë për të folur për financat. Unë mendoj se kompania ka qenë e mirë në sigurimin e vetes, buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë më i mirë. Mjedisi është i qetë, pagat kanë ardhur rregullisht dhe ka besim.

Mungesa e golave në Champioons? Me Real Madridin ne kemi krijuar shumë, mendoj se golat zero të shënuar në Ligën e Kampionëve janë vetëm rezultat i rastësisë.

Portieri? Nuk kam asnjë problem me Handanovic, ai është kapiteni ynë dhe një nga drejtuesit e dhomës së zhveshjes. Ai është një portier i madh që do të jetë një pasuri për Interin për shumë vite”, deklaroi Inzaghi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit