Ish-banori i Big-ut, Ronaldo Sharka bëhet pjesë e Top Channel: Babi ia dola

Ish-banori i ”Big Brother Albania Vip 2”, gazetari Ronaldo Sharka ka bërë realitet ëndrrën e tij më të madhe. Ai ka lajmëruar sot në mediat sociale se është bërë pjesë e Top Channel. Ronaldo do ketë një rubrikë në “E diell”, që do quhet “Mos i bjer me Top” dhe do moderojë me Erjola Doçin.

Statusin e tij ai e nis me fjalët “Babi, ia dola”. Fatkeqësisht, babi i Ronaldos u nda nga jeta pak javë më parë.

Ronaldo nuk ka ndarë detaje lidhur me emisionin, por i ftuari i parë do jetë reperi Marini. Nga këtu mendojmë se do ketë në thelb intervista me personazhe publike.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ronaldo Sharka (@ronaldo.sharka)

SHKARKO APP