Home Sporti Ish-kampioni ...

Ish-kampioni i botës: Mbappe na e nxiu jetën, çdo 6 muaj e njëjta histori!

117
0

Emmanuel Petit dha një intervistë për mediat spanjolle, ku mes çështjeve të ndryshme trajtoi edhe mbërritjen e pritshme të Kylian Mbappe te Reali i Madridit. Ish-futbollisti i kombëtares franceze paralajmëron Los Blancos.

“Nëse Mbappe do të shkonte në Madrid, mund të kthehej në një problem. Jo vetëm për sa i përket çështjes së pagave në dhomat e zhveshjes, por edhe për sa i përket lidershipit. Bellingham ka qenë i pabesueshëm, ashtu si dhe Vinicius.

Dhe nëse Mbappe shkon te Reali do të luajë si sulmues, siç ka bërë së fundmi te PSG. Por të gjithë e dimë që ky nuk është pozicioni më i mirë. Ka shumë pikëpyetje dhe asnjë përgjigje.

Në Francë jemi lodhur të gjithë, pasi çdo 6 muaj është e njëjta histori. Do iki? Do qëndrojë? Hëngri mirë mëngjes? Iku në tualet? Jemi vërtet të lodhur…

Kuptoj që edhe lojtarët janë të përfshirë në këtë situatë, pasi e gjithë vëmendja është te Mbappe. Nuk flitet për PSG-në, flitet gjithmonë për Mbappe. Për shumë lojtarë mund të jetë një problem menaxhimi i kësaj situate“, tha Petit.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit