Ish-kryeministri jashtë Grupit të PD, reagon Kuvendi: Berisha s’ka qenë pjesë që prej fillimit të legjislaturës

Kuvendi ka reaguar për të treguar se përse ish-kryeministri Sali Berisha mbeti jashtë Grupit Parlamentar të PD-së, pas kërkesës së Gazment Bardhit për t’u rikthyer deputetët e përjashtuar nga Lulzim Basha.

“Në datën 9 prill 2024 Kuvendi është njoftuar nga z. Gazment Bardhi mbi “Revokimin e të gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj legjislature.” Deputeti Sali Berisha, prej fillimit të legjislaturës, nuk ka qenë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike”, thuhet në deklaratën e Kuvendit.

SHKARKO APP