Ish-nënkryetari i bashkisë që u shkarkua: Bashkinë e Durrësit e drejton xhuxhi i 339

Arbër Braho, i cili një ditë më parë u shkarkua nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Durrësi, hodhi sërish akuza të forta kundër Vangjush Dakos, për të cilin thotë se vazhdon të komandojë ende këtë bashki.

Në një intervistë për News24, Arber Braho thotë se Dako takon çdo dy ditë kryetaren aktuale të bashkisë dhe i jep direktiva.

Sipas Brahos, shkarkimi i tij nga detyra erdhi një ditë pasi kritikoi në rrjete sociale kryetaren në detyrë të bashkisë, Emirjana Sako.

Një kërkesë kishte për ish-kryebashkiakun Dako, që mos ti heqë nga puna bashkëshorten.

Dako do vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes për aq kohë se nuk heq dorë nga bashkia Durrës. Kam edhe një kërkesë për zotin Dako: I lutem që të paktën mos të më heqë bashkëshorten nga puna, sepse edhe në luftë nuk i marrin dy vëllezër nga një shtëpi”, tha Braho.

Unë banoj në të njëjtin pallat me prindërit e mi dhe rastis që i takoj dy herë në javë. Zonja Sako takohet me Dakon çdo dy ditë për të marrë direktivat“, tha në tej Braho.

 

SHKARKO APP