Ishte zhdukur prej 3 ditësh, gjendet në një hotel në Tiranë 14-vjeçarja nga Fieri

Është gjetur nga policia e Tiranës 14-vjeçarja e zhdukur. Bëhet me dije se ajo është gjetur në një hotel në rrugën “Shemsi Haka” të kryeqytetit.

Sipas policisë 14-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ajo rezultonte e larguar prej tre ditësh nga banesa dhe nuk kishte dhënë asnjë shenjë komunikimi me familjen e saj. E mitura, nxënëse e klasës së 8 në shkollën 9-vjeçare “Koli Dimo” në Frashër ishte larguar me një valixhe nga shtëpia.

Më herët gjatë ditës së sotme, prindërit Artjan dhe Luiza Metaj bënë apel që vajza të kthehej në shtëpi.

“Më datë 24.06.2023, në një hotel në rrugën “Shemsi Haka”, është gjetur shtetasja e mitur 14-vjeçare, e cila ishte shpallur në kërkim nga DVP Fier, për largim nga banesa. 14-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore”, njofton policia.

SHKARKO APP