Italia humbet një nga yjet e sulmit për Europianin në Gjermani

Domenico Berardi me shumë mundësi e ka humbur Europianin që do të zhvillohet këtë verë në Gjermani. Numri 10 i Sassuolos u dëmtua në ndeshjen kundër Veronës, në sfidën e Serie A.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, bëhet fjalë për një këputje të  tendinit të Akilit, me futbollistin italian që pritet të udhëtojë në Finlandë për operacionin në ditët në vijim.

Berardi nuk do të jetë në gjendje të rikuperohet për Kampionatin Evropian të planifikuar për këtë verë në Gjermani, ku Italia është në një grup me Shqipërinë, Kroacinë dhe Spanjën. 29-vjeçari ka luajtur 17 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar 9 gola.

SHKARKO APP