Home Sporti Italia merr m...

Italia merr miratimin nga UEFA, Pessina zë vendin e Sensit në Europian!

7
0

Italia ka marrë miratimin zyrtar nga UEFA, për të zëvendësuar Stefano Sensin e dëmtuar, me Matteo Pessinën në listën finale prej 26 futbollistësh, me të cilët do të garojë në Kampionatin Europian.

Fillimisht ishte mesfushori zikaltër pjesë e listës, por në grumbullim u mbajt edhe Pessina, pasi Sensi pësoi një dëmtim, prej të cilit nuk mund të rikuperohej dot në kohë për të marrë pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm në kontinent.

Rregullorja e UEFA-s parashikon ndryshime në listë deri në 24 orë para ndeshjes hapëse, vetëm në rast të ndonjë infektimi me koronavirus apo dëmtimi të rëndë, teksa Italia bëri aplikimin pikërisht pasditen e djeshme në zyrat e qeverisë europiane të futbollit

“Të kaltrit” do të zbresin në fushë më 11 qershor në orën 21:00 në stadiumin “Olimpico” të Romës, ku do të përballen me Turqinë pikërisht në ndeshjen hapëse të Kampionatit Europian 2020.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit