Italia publikon listën paraprake për në “Euro 2024”, lë jashtë dy lojtarë të Juventusit

Italia ka publikuar pak minuta më parë listën paraprake të lojtarëve që do të marrë në Euro 2024. Luciano Spalletti ka dërguar 30 ftesa, ndërkohë që në Gjermani 2024 do të marrin pjesë vetëm 26.

Riccardo Calafiori, qendërmbrojtësi 22-vjeçar i Bolognas, është risia e listës së të kaltërve. Një nga rivalet e Shqipërisë në grupin D, së bashku me Kroacinë dhe Spanjën. Spalletti ka lënë jashtë emra si Immobile, Locatelli apo Gatti, ndërkohë që mungojnë për arsye dëmtimesh edhe Berardi dhe Zaniolo.

Kampionët në fuqi të Europës do të debutojnë në Europian përballë kombëtares shqiptare të drejtuar nga Sylvinho, më 15 qershor në Signal Iduna Park. Italia ka programuar dy takime miqësore përpara nisjes së turneut. Kundër Turqisë dhe Bosnjes. Në datat 4 dhe 9 qershor.

Image

 

SHKARKO APP