Home POLITIKE Janë trajnuar...

Janë trajnuar ushtarakë ukrainas në Shqipëri? Ambasadori Shukarov flet për diskutimet për vizitën e Zelenskyt

166
0

Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shukrov, i ftuar në emisionin “Kjo javë”, u pyet nëse ushtarakë ukrainas janë trajnuar në Shqipëri.

“Keni një informacion shumë të saktë. Nuk mund të them detaje për këtë, por mund të them se është e vërtetë. Vlerësimi për këtë në Ukrainë është shumë i lartë. Mund të them se përgjatë vizitës (së Zalenksyt në Tiranë), kjo çështje u diskutua dhe u vlerësua me notat më të larta”, theksoi ai.

Po ashtu ambasadori foli edhe për mbulimin që mediat shqiptare i bëjnë luftës në vendin e tij, duke dhënë këtë vlerësim: “Mediat në Shqipëri kanë punuar me përgjegjësi dhe kanë treguar me realitet ngjarjet e luftës dhe ne e kuptojmë që mediat kanë dashur të kuptojnë situatën. Roli i shtypit dhe medias në Shqipëri mund të konsiderohet shumë profesional”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit