Java e parafundit në La Liga/ Real barazim spektakolar me Villareal, Barcelona mund Vallecanon

Java e parafundit në La Liga ka sjell gola të shumtë.  Kampionët e Real Madrid u ndalën në barazimin 4-4 në transfertën e Villarreal, në një sfidë që rezultoi shumë e luftuar.

Golat për vendasit i shënoi të katërt Sorloth, i cili gjeti rrugën drejt rrjetës në minutat 39’, 48’, 52’ dhe 56’. Për “Los Blancos” shënuan Guler dy gola në minutat 14’ dhe 45+2’ dhe Joselu dopietë në minutat 30’ dhe 40’.

Barcelona triumfon me rezultatin 3-0 ndaj Rayo Vallencanos në javën e 37-të të La Liga. “Blaugrana-t” iu falën golave të Lewandowskit në minutën e 3’ dhe dygolëshi i Pedri-t në minutat 72’ dhe 75’.

Barcelona renditet në vend të dytë në kuotën e 82 pikëve, ndërkohë që Rayo Vallecano renditet në vend të 16-të me 38 pikë.

 

SHKARKO APP