Jo vetëm Mbappe, Reali nxiton që të prenotojë dhe Haaland për në verë

Në mes të uraganit të shkaktuar nga Mbappe, paraqitja e tij kundër Realit dhe përpjekjet e dështuara të PSG për ta mbajtur atë … shfaqet Haaland. Sipas gazetës “Sport’, klubi mbretëror ka arritur marrëveshje me Alfie Haaland, babanë e sulmuesit, dhe Rafaela Pimienta, avokatja e Mino Raiola dhe krahu i djathtë i italianit në këtë moment është i dëmtua.

Kontaktet janë zhvilluar në Monako, në një samit që, në parim, do të shërbente për të vijuar kontaktet me Aurelien Tchouameni, një tjetër futbollist që kërkohet me ngulm nga skuadra merengues.

Në këtë mënyrë Reali është gati që të investojë plotë 75 milionë euro për norvegjezin, aq sa është dhe klauzola e lirimit. Gjithsesi nuk mbaron këtu, pasi Los Blancos do të duhet të paguajnë dhe një komision të majmë për agjentin Mino Raiola si dhe babanë e lojtarit. Reali është gati që të presë edhe një vit, pasi në verë do të nënshkruajë kontratën me Mbappe dhe është disi e kushtëzuar nga “Fair Play Financiar”. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP