Jo vetëm Milani, një skuadër gjermane kërkon Armando Brojën

Wolfsburg që drejtohet nga tekniku Ralph Hasenhüttl, po kërkon të forcojë repartin offensiv dhe emri që spikat orët e fundit është ai i futbollistit të kombëtares tonë Armando Broja.

Do të jetë shumë e vështirë për skuadrën gjermane të mposht konkurrencën e skuadrave të mëdha, të cilat janë vënë në kërkim të Brojës, si Milan apo edhe Everton në Premier League.

Megjithatë sipas asaj që raporton Kicker, Wolfsburg e ka një avantazh: Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, i cili aktualisht është duke zhvilluar përgatitjet me ekipin përfaqësues në Gjermani në kuadër të Europianit.

Në sezonin 2021-2022, kur Broja ishte te Southampton pati një shpërthim gjatë kampionatit, duke shënuar 9 gola në 38 ndeshje të Premier League, si i huazuar nga Chelsea, por në drejtimin e Hasenhüttl që tashmë kërkon që ta marrë 22-vjeçarin në Gjermani.

Në atë kohë, austriaku ishte i lidhur shumë me Brojën dhe kërkonte që ta blinte, por kjo nuk u realizua. Bomberi i njohur me shumë gjasa me përfundimin e aventurës me Shqipërinë në Euro 2024, do të vendosë përfundimisht të ardhmen e tij.

SHKARKO APP