Jo vetëm Zaniolo, Maldini kërkon të marrë te Milani dhe mesfushorin e Chelsea-t

Christian Pulisic është pranë largimit nga Chelsea, pasi Blutë e Londrës nuk kanë më hapësira për të në formacionin titular. Sipas “Sky Sports”, për 24-vjeçarin është interesuar skuadra e Milanit, që dëshiron ta sjellë në Serie A.

Sipas mediave britanike, kuqezinjtë po ushtrojnë presion për të sjellë në Milano mesfushorin, ndërkohë që po punohet me klubin londinez për formulën.

Kuqezinjtë synojnë një huazim të lojtarit deri në fund të sezonit me të drejtë blerje, me shpresën që çmimi i tij të ulet. Kontrata e Pulisic me londinezët skadon në verën e vitit 2024, ndaj Chelsea kërkon një sistemim përfundimtar me amerikanin.

Në garë për mesfushorin amerikan janë dhe Manchester United, Juvnentus, Arsenal e Newcastle.

 

SHKARKO APP