Johnson: Të merresh me Putin sikur të bësh pazare me një krokodil!

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, tha se ‘të merresh me presidentin rus Putin është si të bësh pazare me një krokodil kur e ka këmbën në nofulla’.

Gjatë bisedës me gazetarët në një fluturimi për në Indi, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar sugjeroi se Putini mund të shikojë të negociojë vetëm nëse do të kishte fituar një pozicion të fortë në Ukrainë. Por ai paralajmëroi se lideri rus mund të kërkojë më pas të nisë një sulm të ri në kryeqytetin Kiev.

Sa i përket palës ukrainase, Johnson mendoi se presidenti Zelensky dëshironte të shihte forcat ruse të dëboheshin nga Ukraina lindore.

Në çdo rast, ai tha se është në dorën e njerëzve që të vendosin për të ardhmen e tyre.

“Asgjë nuk duhet të vendoset për Ukrainën pa Ukrainën,” tha Jonson.

SHKARKO APP