Home POLITIKE Jorida Tabaku...

Jorida Tabaku: Do ta çojmë buxhetin e shtetit në Gjykatë Kushtetuese

63
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka paralajmëruar se buxhetin e shtetit do ta çojnë në Gjykatë Kushtetuese nëse mbledhja e sotme e Komisionit të Ekonimisë nuk do anulohet.

“Të premten është prezantuar buxheti i pamiratuar e kaluar në qeveri ligjet që tregojnë si do jenë taksat e shqiptarëve vitin e ardhshëm.

Në një vit krize, qeveria ka aq arrogancë sa nuk përfill Parlamentin e shkel ligjin duke mos i sjellë këto dokumentet në Parlament.

Qeveria nuk ka miratuar ligjet fiskale e duan të miratojnë buxhetin. Deputetët nuk mund të trajtohen si noterë e të shpërfillet puna e tyre.
Sot qeveria ka sjellë një buxhet, ku të ardhurat do rriten me rreth 10 për qind e një pjesë e madhe parashikon të vijnë nga ligji për bastet që nuk ka ardhur në Parlament.

130 mln euro taksa të rritura dhe qeveria nuk ka sjellë ligjet në Kuvend e nuk i ka miratuar akoma.
Kjo që po ndodh në Komsionin e Ekonomisë është antiKushtetuese. Nëse mbledhja nuk anulohet e nuk përsëritet do çojmë buxhetin në Gjykatë Kushtetuese”, tha Tabaku në një dalje për mediat nga kryesia e Kuvendit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit