Jorida Tabaku: Me dhunën e kartonave nuk mund të vendosni mbylljen e zërit të opozitës

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku këtë të enjte në seancën plenare është shprehur kundër vendimit për zhvillimin online të mbledhjeve të komisioneve parlamentare.

Tabaku është shprehur se komisionet nuk duhet të mbahen fizikisht, pasi e ka sugjeruar zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli sipas së cilës është militante e PS.

”Kërkoj ndjesë qytetarëve për vonesën, e di që ka interes për parlamentin. Ne u njohëm sot me një shkresë të Rakacollit, militante të PS me faktin që sugjeronte që komisionet parlamentare nuk duhen të mbahen fizikisht.

Me dhunën e kartonave nuk mund të vendosni, mbylljen e zërit të opozitës. Kur pashë kastën në opera ngjitur, pa maska, transportin publik hapur, shkollat hapur. Minimumin e transparencës duam.

Nuk mund ti hiqni fjalën opozitës. Nuk është e vërtetë që në Europë janë ndaluar fizikisht komisionet. Ju kërkuam vetëm diçka, mos vendosni me dhunën e kartonave. Nuk e keni atë fuqi, ti mbyllni zërin opozitës. Unë besoj që të gjithë janë shumë sensitivë, por s’mund të bëjmë gjoja ku jeni ju prezentë, ka ditë zgjedhjesh vendosi Rakacolli mos vijnë emigrantët. Këtu ulen deputetët ngjitur dhe vendosin maska për foto. O do e kemi seriozisht këtë çështje, por në dijeninë tonë nuk ka protokoll që cënon”, ka thënë Tabaku.

SHKARKO APP