Home POLITIKE Jorida Tabaku...

Jorida Tabaku: Taksimi i profesioneve të lira, bizneset po mbyllen, një pjesë po largohen jashtë Shqipërisë

41
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur sot se taksimi i profesioneve të lira shtrenjton jetën e qytetarëve.

Tabaku foli nga Gjykata Kushtetuese, ku u paraqit pasi në kalendar ishte data e parashtrimit të argumenteve të tjera, në lidhje me padinë e depozituar nga grupi i PD-së kundër taksës, ajo u shpreh se bizneset në vend po mbyllen dhe një pjesë po zhvendosen jashtë Shqipërisë

“Një pjesë e bizneseve të profesionistëve të lirë po mbyllen, një pjesë e tyre janë duke u larguar dhe jashtë Shqipërisë. Për këtë arsye ne do ta vazhdojmë mbledhjen e informacionit, do ta vazhdojmë njëkohësisht parashtrimin e fakteve në koordinim me të gjithë institucionet e tjera të cilat kanë sjellë padi në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Tabaku.

Gjithashtu, ajo theksoi se’ “taksa është e padrejtë” dhe se ka prekur jo vetëm profesionistët e lirë, por një zinxhir shërbimesh.

“Kështu që unë besoj që GJK do të ngrihet në mbrojtje të interesit publik, të së mirës publike, të zbatimit të Kushtetutës por njëkohësisht dhe të faktit që sot ndodhemi në një pikë kyçe, kthesë të besimit tek institucionet”, tha Tabaku.

Jorida Tabaku: “Një pjesë e bizneseve të profesionistëve të lirë po mbyllen, një pjesë e tyre janë duke u larguar dhe jashtë Shqipërisë. Për këtë arsye ne do ta vazhdojmë mbledhjen e informacionit, do ta vazhdojmë njëkohësisht parashtrimin e fakteve në koordinim me të gjithë institucionet e tjera të cilat kanë sjellë padi në Gjykatën Kushtetuese, me kontabilistët, me auditorët, me noterët, me avokatët dhe me të gjithë profesionistët e lirë që i janë bashkuar kauzës tonë.

Sot ndodhemi në kushtet e cënimit të sigurisë juridike, sot ndodhemi në kushtet e shkeljes së Kushtetutës dhe sot ndodhemi në kushtet e një tatimi që shkon 30-40% për profesionet e lira, tatimi më i lartë në Republikën e Shqipërisë. Ne kemi folur shumë herë për sistemin e padrejtë që është ngritur po kësaj radhe kjo taksë e padrejtë është duke prekur jo vetëm profesionistët e lirë por një zinxhir shërbimesh sepse ndërkohë që flasim të gjithë shërbimet, duke nisur nga shërbimet për ekonominë, nga kontabilistë, noterë, farmacistë, shërbime shëndetësore kanë një rritje zinxhir çmimesh që ndikon drejtpërdrejtë mbi konsumatorin. Kështu që unë besoj që GJK do të ngrihet në mbrojtje të interesit publik, të së mirës publike, të zbatimit të Kushtetutës por njëkohësisht dhe të faktit që sot ndodhemi në një pikë kyçe, kthesë të besimit tek institucionet.

I kam bërë thirrje profesionistëve të lirë që gjatë kësaj periudhe të jenë pjesë e diskutimeve me ne, i kemi bërë thirrje institucioneve që të na sigurojnë informacione dhe besoj që ndodhemi në një moment ku që paraqitja e tyre para Gjykatës Kushtetuese do ti shërbeje seancës ë 18 qershorit. Dua t’i jap një mesazh të gjthë profesionistëve të lirë që na kanë shkruar dhe na kanë kontaktuar, dua ti thëm që grupi parlamentar i PD do të jetë këtu për të mbrojtur interesin e tyre, për të mbrojtur interesin e qytetarëve sot nuk janë pakicë por janë shumicë. është e vërtetë që sot Qeveria punon vetëm për pakicën por ne do mbrojmë interesin e shumicës”.

FMN ka mbështetur qeverinë në lidhje me taksën e profesionistëve të lirë, ju çfarë komenti keni?

Jorida Tabaku: “Unë përgjithësisht nuk kam dëshirë ti komentoj deklaratat e ndërkombëtarëve por besoj që FMN e ka pasur për faktin që sot ka shumë përjashtime nga sistemi, sot kemi hotelet me 5 yje që janë të përjashtuar, heqja e përjashtimeve duhet të nisë nga ata që rëndojnë më shumë buxhetin e shtetit.

Në këtë rast ne nuk po kërkojmë asnjë politikë selektive , ne po kërkojmë që profesionet e lira të trajtohen si gjithë bizneset e tjera, sipas xhiros dhe unë besoj që për këtë FMN nuk ka asnjë objeksion. Në këtë rast, Qeveria shqiptare duhet të korrigjojë përjashtimet nga taksa për akcizën e naftës, nga favorizimet në fushën e turizmit, për taksën e infrastrukturës për biznesin e madh.

Këto janë përjashtime që e dëmtojnë buxhetin e shtetit, jo profesionet e lira. Nëse nuk ka pyetje unë dua t’ju falenderoj për interesin që ka pasur media për këtë çështje. Ndoshta është çështje pak teknike po ka pasur interes të jashtëzakonshëm, faleminderit që e keni mbuluar, dhe njëkohësisht dua të falenderoj të gjithë këshilltarët ligjore të grupit parlamentar të PD që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme me argumentet. Faleminderit!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit