Juventus e mbyll me humbje sezonin në Seria A, mundet nga Fiorentina (VIDEO)

Juventus e mbyll me humbje sezonin në Seria A, duke u mundur 2-0 nga Fiorentina në transfertë. Trajneri Allegri la pushim disa prej titullarëve duke u dhënë hapësirë disa lojarëve që do të largohen këtë verë.

Chiellini e mbylli aventurën me bardhezinjtë i gjakosur duke lënë fushën pas pjesës së parë. Bernandeschi doli në fraksionin e dytë, ndërkohë që Dybala nuk la gjurmë për 90 minuta.

Duncan zhbllokoi sfidën në shtesën e pjesës së parë duke përfituar nga një hezitim i mbrojtjes torineze, ndërkohë që në shtesën e pjesës së dytë Nicolas Gonzales shënoi golin e dytë. Juventus e mbyll në kuotën e 70 pikëve në Champions League, ndërkohë që Fiorentina me 62 pikë shkon në Conference League sezonin e ardhshëm. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP