Juventus fiton mes drithërimash ndaj Monzës, merr përkohësisht kreun e renditjes (VIDEO)

Juventus vijon momentin pozitiv në kampionat duke marrë një tjetër fitore të rëndësishme. Skuadra e Allegrit mori një sukses 1-2 në transfertën e vështirë ndaj Monzës.

Ishte një ndeshje e administruar mjaft mirë nga skuadra torineze. Bardhezinjtë fituan penallti në minutën e 11-të, teksa nga pika e bardhë do të shkonte Vlahovic. Serbi do të ndalej nga portieri Di Gregorio në dy raste.

Gjithsesi nga goditja e këndit, Rabiot do të kalonte bardhezinjtë pak sekonda më pas në avantazh. Në fundin e ndeshjes do të kishte emocione të shumta. Carboni do të barazonte rezultatin në minutën e 93-të.

Gjithsesi gëzimi i vendasve zgjati pak pasi pak sekonda më pas Juventus do të shënonte sërish me mbrojtësin Gatti që e dërgoi topin në rrjetë. Bardhezinjtë ngjiten në krye me 33 pikë, një më shumë se Interi, që sfidon Napolin të dielën. /R.Lika-Koha Jonë/

YouTube player

 

SHKARKO APP