Juventus javën e ardhshme zyrtarizon Thiago Motta-n

Zyrtarizimi i Thiago Motta në pankinën e Juventusit do të vijë shumë shpejt. Javën e ardhshme, raporton “Sky Sport”, ish-trajneri i Bologna do të nënshkruajë kontratën 3-vjeçare me “Zonjën e Vjetër” në Lisbonë.

Njoftimi pritet të arrijë të martën Thiago do të fitojë rreth 3.5 milionë euro neto në sezon plus bonuse. Të enjten e kaluar mbërriti njoftimi zyrtar për mosrinovimin e kontratës me Bologna me pasojë lamtumirën pas një sezoni fantastik, të kryesuar me kualifikimin në Champions League.

Ai do të zërë vendin e Allegrit, i cili ndërkohë kërkon një zgjidhje me Juventusin pas shkarkimit pas Kupës së Italisë, në të kundërt do të përfundonin në gjyq. Pasi Thiago Motta të zyrtarizohet, Juventus do të punojë më pas për nënshkrimet e reja dhe rinovimet e kontratave.

SHKARKO APP