Juventus ka gati dy largime në verë, synon 4 yje që po shkëlqejnë në Seria A

Juventus ka krijuar për momentin një distancë sigurie nga vendi i katërt, duke qenë më e qetë për objektivat sezon. Rikthimi në  Champions League, do të shoqërohet me një fushatë më aktive në merkato.

Afrimi i parë që pritet të ndodhë te bardhezinjt ëmund të jetë Teun Koopmeiners nga skuadra e Atalantës. Mesfushori po kalon një sezon shumë të mirë te bergamaskët, duke qenë golashënuesi më i mirë. Vlera e tij në merkato është 40-50 milionë euro.  Mediat italiane raportojnë se nëse dështon afrimi i tij, atëherë “Zonja e Vjetër” do të synojë që të gjejë akordin me Leëis Ferguson nga Bologna.

Në sulm gjithashu objektivat duken të qarta. Felipe Anderson, pritet të jetë afrimi i parë me kosto zero nga skuadra e Lazios. Gjithsesi nuk duhet nënvlerësuar as pistaq Albert Gudmundsson, i cili po kalon një sezon fantastik te Genoa, me 11 gola.

Emrat që pritet të largohen – Dy emra për momentin shihen më të mundshëm sa i përket largimeve. Federico Chiesa, është i pari, teksa nuk ka mundur të rigjejë formën e tij më të mirë as këtë sezon. Më pas është Matias Soule, i cili mund të përfshihet në operacionin për të transferuar Koopmmeiners nga Atalanta. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP