Juventus mendon rikthimin e madh të Contes në sezonin e ardhshëm

Juventus po përjeton momentet më të vështira të sezoneve të fundit. Rikthimi i Allegrit nuk rezultoi një lëvizje e gjetur, ekipi jo vetëm që nuk po bën hapa përpara, por eliminimi që në fazën e grupeve në Champions vetëm sa rëndoi akoma më shumë ambientin, praktikisht duke shënjuar edhe të ardhmen e trajnerit.

Është thuajse e pamundur që Allegri të konfirmohet në krye të Juves, në fakt do ishte shkarkuar kohë më parë nëse nuk do të ishte për faturën e kripur financiare.

Sipas La Gazzetta dello Sport, presidenti i Juves po bën gati një tjetër rikthim të madh, atë të Antonio Contes. Mes palëve është vendosur paqja, rikthimi Contes në Torino nuk është më një tabu.

Nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli deri në fund të sezonit, edhe vetë Allegri nuk do ta bënte dramë shkarkimin e tij, fundja ka një kontratë deri në 2025 nga ku përfiton 7 milionë euro në sezon.

Conte nuk po rinovon kontratën e tij me Tottenham, në fund të këtij sezoni mund të rikthehet falas në Torino, një ide që duket më e mundshmja, pavarësisht se strategu italian ka mohuar akordin.

Prima Pagina "La Gazzetta dello Sport" di oggi | Giornalone

SHKARKO APP