Juventus merr fitoren e dytë radhazi në Seria A, mund me vuajtje Sampdorian (VIDEO)

Juventus ka arritur që të marrë fitoren e dytë në kampionat, këtë herë në shifrat 3-2 ndaj Sampdorias. Skuadra torineze vijon të vuajë në Seria A, pasi edhe sot ndaj dorianëve pati jo pak probleme.

Dybala zhbllokoi ndeshjen me një gol fantastik nga distanca, duke e dërguar topin në cepin e portës. Argjentinasi doli mes lotësh nga fusha në pjesën e parë, pas një dëmtimi muskulor. Juventus shënoi dhe golin e dytë në fundin e pjesës së parë me Bonuccin nga pika e bardhë.

Një minutë më pas Yoshida ngushtoi shifrat duke rihapur ndeshjen me një goditje të saktë me kokë. Në minutën e 57-të, Locatelli realizoi golin e tretë për ekipin e Allegrit, por Sampdoria nuk u dorëzua duke shkurtuar shifrat pak minuta nga fundi me Candrevën. Bardhezinjtë administruan fitoren deri në fund. Juventus ngjitet në kuotën e 8 pikëve në vendin e 9-të. /R.Lika-Koha Jone/

Juventus 3-2 Sampdoria | Juve get their first home win of the season | Serie A 2021/22

 

SHKARKO APP