Juventusi mund t’i shpëtojë “dorës së hekurt” të UEFA-s, vetëm me një kusht …

UEFA deri më tani nuk ka reaguar, por nga Nyon po vëzhgon me kujdes gjithçka që ndodh rreth Juventus. Rastet e fitimeve kapitale dhe pagave nuk do të kalojnë pa u vënë re para organit më të lartë të futbollit evropian.

Ceferin duket i gatshëm t’i shtrijë dorën klubit të Juventus, pasi armiku i madh Agnelli është larguar nga skena dhe një drejtues i ri ka marrë detyrën në Torino. Vetëm se ka një kusht. Juventus duhet të tërhiqet nga projekti i Super League, i çuar përpara në vijë të parë me mbështetjen e Real Madrid dhe Barcelona. Në pritje të vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së, të planifikuar për në mars, UEFA i kërkon klubit italian të largohet publikisht nga projekti.

Për sa i përket fitimeve kapitale, nëse FIGC do të konfirmonte “dënimin”, do të jetë e vështirë për Juventusin të marrë pjesë në kupat e Europës. Dënimi mund të vijë edhe nëse arrin të kualifikohet përmes kampionatit, Kupës së Italisë apo Europa League. UEFA do të ndiqte hapat italianë dhe do ta përjashtonte klubin apriori. Së fundi, pagat. Në këtë rast hyn në lojë Fair Play Financiar.

Nëse kontabiliteti i rremë do të provohej nga drejtësia e zakonshme, marrëveshja e shlyerjes (e famshmja settlement agreement) mund të anulohet. Në këtë mënyrë dënimet rrezikojnë të jenë edhe më të rënda. Juventus mund të përfundojë jashtë kupave edhe për më shumë se një sezon.

SHKARKO APP