Kampioni i Botës i thotë “po” Juventusit, mund të transferohet në janar

Një kampion bote për Juventusin. Bëhet fjalë për Alexis Mac Allister, i cili sipas medieve italiane është shfaqur shumë i entuziazmuar nga oferta e skuadrës së Allegrit. Duke mos përfshirë ndonjë zhvillim të bujshëm nga rinovimi i kontratës së Rabiot, 24-vjeçari shihet si zgjidhje ideale për të zëvendësuar.

Ai luan te skuadra e Brighton, ndërkohë që klubi italian për të krijuar fonde për të është gati që të shesë në janar Weston McKennie. Lojtari e ka cilësuar Juventusin si skuadër të jashtëzakonshme, sipas burimeve të afërta pranë tij dhe të raportuara nga Gazzetta dello Sport.

Operacioni mund të arrijë vlerën e 40 milionë eurove, pasi futbollisti bëri një paraqitje shumë të mirë në Kupën e Botës me Argjentinën. Milinkovic-Savic është emri tjetër i përfolur, por vlera e kërkuar nga Lotito është shumë e lartë. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP