Kandidatët për në KLP dhe KLGJ, nuk arrihet shumica e kërkuar në Kuvend

Kuvendi nuk ka mundur që të miratojë kandidaturat për në KLP dhe KLGJ. Konkretisht kandidaturat për në KLGJ e Oriona Muçollari dhe Ilir Rusi, kanë marrë 80 vota pro, kundër zero, abstenim 2, duke mos arritur shumicën e kërkuar 84 vota. Kandidaturat e Mirela Bogdanit dhe Yllka Rupa-s, kanë marrë pro 75, kundër 1, abstenim 5. Çështja rikthehet në nënkomision për të miratuar një listë të re për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë së ndryshuar.

SHKARKO APP