Kane bën gati rinovimin me Tottenhamin, por ka një kusht

Harry Kane refuzoi ofertën për të rinovuar kontratën me Tottenhamin, pasi shpresoi deri në fund në një transferim te Manchester City, por një gjë e tillë nuk ndodh.

Tashmë Kane duket më i përqendruar se kurrë të bëjë mirë me fanellën e Tottenhamit dhe së fundi duket se është hapur ndaj bisedimeve për zgjatjen e kontratës, por këtë herë me një kusht.

Kapiteni anglez ka treguar gatishmërinë për të rinovuar kontratën, vetëm nëse në të përfshihet një klauzolë prishjeje, nëse do t’i vijë sërish një ofertë joshëse si ajo e kësaj vere nga ana e Manchester City-t.

SHKARKO APP