Home Sporti Kane do të la...

Kane do të largohet nga Tottenham, edhe nëse kthehet Pochettino

8
0

Harry Kane nuk ndryshon ide, dëshiron të largohet nga Tottenham gjatë kësaj vere, pavarësisht rikthimi të mundshëm të Mauricio Pochettinos. Trajneri argjentinas me shumë mundësi nuk do të mbetet te PSG, ndaj dhe po shikon mundësinë për të rimarrë sërish drejtimin e “Spursave”.

Kane me shumë mundësi do të vijojë karrierën po në Premier League, te skuadra e Manchester City-it, që ka shfaqur më shumë interes. “Qytetarët” janë gati që të ofrojnë kartonin e dytë futbollistëve Gabriel Jesus dhe Nathan Ake, për të përfunduar me sukses operacionin.

Gjithsesi mbetet të shihet në ditët në vijim se cili do të jetë destinacioni i ri i Kane, pasi edhe United duket shumë i interesuar për shërbimet e tij. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit